Futboll

U hodh nga kati i 6-të, të gjithë i japin zemër portierit Teqja

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur portieri i Partizanit, Aldo Teqja, është hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku banon në kryeqytet. Fatmirësisht, 24-vjeçari, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë disa plagë, ndërsa dëmtimet më të shumta i ka pasur në mushkëri.

Menjëherë sapo lajmi është bërë publik, e gjitha bota e futbollit në vend është solidarizuar me portierin e Partizanit, duke i dhënë kurajë në këtë moment mjaft të vështirë. Gjithë klubet e Superiores dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë shprehur me anë të faqeve zyrtare në rrjetet sociale mbështetjen e tyre për Teqjan. Shokët e skuadrës dhe drejtuesit e Partizanit e kanë vizituar në spital, ashtu si dhe shumë lojtarë të ekipeve të tjera.

Postimi i FSHF-së pas ngjarjes. Gazeta Si, 6 tetor 2019

Nga sa është mësuar, portieri ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të debateve me partneren e tij. Në gjendje depresive, ai është hedhur nga kati i 6-të, pot për momentin gjendja e tij është e stabilizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë