Bota

U gjet i vdekur në Londër, ish-oligarku rus u mbyt me një litar për qen

Sipërmarrësi rus, Nikolai Glushkov, i gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Londër në mars të vitit 2018, u mbyt me një litar që përdoret për qentë, në mënyrë që vrasja të dukej se ishte një vetëvrasje.

Lajmi bëhet publik nga media britanike, e cila raporton rezultatin e gjetjeve të mjekëve ligjorë të një gjykate në Londër, e cila po heton çështjen.

Ish-oligarku konsiderohej si një kritik i Vladimir Putin. Hetimet kanë nisur që në vitin 2018, kur 69-vjeçari u gjet i pajetë në apartamentin e tij në New Malden.

Glushkov u largua nga Rusia, pasi u akuzua se kishte mashtruar Flotën Ajrore në kohën kur ishte zv/drejtor dhe në vitin 2010 iu pranua statusi i refugjatit politik në Britaninë e Madhe.

Në vitin 2017, në përfundim të një procesi të shkurtër gjyqësor, ai u dënua me tetë vjet burg nga një gjykatë ruse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë