Drejtësia

U ekstradua nga Franca, Apeli i GJKKO-së konfirmon arrestin për Behar Bajrin

Gazeta Si - Apeli i Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë ka lënë në fuqi masën e sigurimit personal “arrest në burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë më 17 nëntor ndaj 43-vjeçarit Behar Bajri, i cili akuzohet për një sërë veprash të rënda penale – si bashkëpunëtor i të dyshuarve të tjerë në çështjen e koduar “Metamorfoza”.

43-vjeçari u arrestua në shtetin francez më 4 Shtator të këtij viti, rreth 2 muaj pasi autoritetet shqiptare e kishin shpallur në kërkim si të përfshirë në disa ngjarje kriminale të zbardhura nga SPAK në sajë të zbërthimit të bisedave në aplikacionet Sky dhe EncroChat.

Konkretisht ai ishte mes emrave të implikuar në dosjen “Metamorfoza” ku dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka organizuar vrasjen shtetasin Gjin Boriçit në vitin 2020 në Shkodër.

Gjithashtu ai akuzohet si porositës i vrasjes së Ibrahim Licit, Dorian Dulit, ekzekutime të cilat nuk u finalizuan.

Krahas ngjarjeve kriminale për eliminimin e kundërshtarëve të tij, hetimet e kryera nga SPAK zbuluan se Behar Bajri, kundrejt ryshfetit ndaj prokurorit Xhevahir Lita, gjithashtu i arrestuar, mundi të fitojë lirinë nga qelia në vitin 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë