Lajme

U dhunua në protestë, Meta viziton në spital Sahit Dollapin

Presidenti Ilir Meta ka vizituar në spitalin e Traumës, Sahit Dollapin që prej ditësh po merr mjekim.

Meta u interesua për shëndetin e Dollapit, ndërsa ka biseduar edhe me mjekët duke kërkuar përmirësimin e gjendjes shëndetësore sa me parë të jetë e mundur.

Kreu i Shtetit i kërkoi policisë disa orë pas arrestimit të Dollapit, që sekretari Organizativ i PD të dërgohej me urgjencë në spital.

Dollapi u dhuna nga forcat speciale në protestën e së shtunës. Në momentin që po vraponte, pas urdhrit për ta kapur, u rrëzua dhe pësoi dëmtime në shpatull dhe këmbë.

Dhe sikur të mos mjaftonte, ai u përball edhe me shkopinjtë e gomës të forcave të rendit.

Ky veprim u dënua nga ministri Lleshaj, i cili tha se ishte i vetmi episod që nuk duhet të ndodhte. Po ashtu, kryeministri Rama e cilësoi rastin si një "incident të izoluar".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë