Ka ndodhur

U dhuna afër banesës, nisin hetimet për plagosje të rëndë me dashje për 22-vjeçaren nga Kenia

Gazeta Si - Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për “plagosje e rëndë me dashje” për një 22-vjeçare nga Kenia, e cila u gjet pa ndjenja në afërsi të banesës së saj në Tiranë para disa javësh.

Policia thotë se në datë 14 gusht 2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J.A., 22 vjeçe, nga Kenia.

Ajo banonte në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj. 

Vajza po qëndron prej gati 2 muajsh në koma dhe më 12 shtator në Tiranë mbërriti edhe mamaja e saj.

Në një intervistë për “Report Tv”, nëna e vajzës 22-vjeçares deklaroi se e bija punonte në kazino dhe pretendon se e hodhën nga ballkoni.

Vajza nga Kenia ndodhet ende në gjendje të rëndë në spital, ndërsa mbahet në jetë përmes aparaturave.

Ajo ka pohuar se ka dëmtime të rënda në trup dhe ajo shprehet e bindur se dikush tjetër fshihet pas kësaj ngjarje.

Vajza punonte në një kazino në Tiranë dhe denoncimi ishte bërë në komisariatin nr 1. Rrethanat e zhdukjes dhe gjetjes së 22-vjeçares mbeten  misterioze, ndërsa ka dyshime se e reja nga Kenia mund të jetë dhunuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë