Ka ndodhur

Ndërron jetë 22-vjeçarja nga Kenia që dyshohet se u dhunua barbarisht në Tiranë

Gazeta Si - Vajza nga Kenia, Joy Ayoko ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne në vendlindjen e saj, pasi qëndroi disa muaj në koma në Spitalin e Traumës në Tiranë.

22-vjeçarja u gjet pa ndjenja në oborrin e një pallati në kryeqytet, ndërsa ekspertët prej muajsh po hetojnë në dy pista: nëse ajo kreu vetëvrasje apo dikush tjetër u përpoq ta vriste.

E reja u largua nga Shqipëria drejt vendlindjes më 25 janar, teksa la Spitalin e Traumës për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, por aty ka ndërruar jetë.

Për disa muaj, vajza nga Kenia qëndroi e shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi dyshohet se u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.

Gjatë gjithë kësaj kohe ajo ka qene në gjendje kritike për jetën. Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin.

Sipas burimeve paraprake, më 9 shkurt apartamenti i saj ishte hapur sërish nga grupi i hetimit, ku këtë herë policia dhe prokuroria, kanë fiksuar gjurmë gishti në dyer, enë dhe moblijet e brendshme të shtëpisë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Ayoko kishte brinjë të thyera, dëmtim të mushkërive dhe thyerje të njërës këmbë. Që në Shqipëri ajo kishte kaluar në vdekje klinike, pasi kishte muaj në koma.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë