Rend dhe Ligj

Dhunimi i 22-vjeçares, drejtues të ambasadës keniane në Romë takim me shefin e komisariatit 1 në Tiranë

Gazeta Si - Dy përfaqësues të ambasadës së Kenias në Romë, po zhvillojnë në këto momente takim me shefin e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, Petrit Halo, në lidhje me dhunimin e vajzës keniane Joy në kryeqytet, disa muaj më parë.

Sipas burimeve paraprake, ata kërkojnë informacion në lidhjet me hetimet që po zhvillohen për ngjarjen, si dhe nëse autoritetet shqiptare kanë identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë.

Dosja fillimisht u regjistrua më prokurori për plagosje të rëndë me dashje, por më pas iu rikthye sërish policië për t’u plotësuar. Keniania 22-vjeçare kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino.

Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë.

E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë.

Në ndihmë të hetimit priten të jenë dhe akte nga policia shkencore të marra nga dhoma e 22-vjeçares po ashtu edhe nga trupi I saj për të identifikuar personat që ajo ka takuar para ngjarjes që i rrezikoi jetën.

Nisur nga ekspertiza mjekoligjore dëmtimet më të mëdha në trupin e të resë janë shkaktuar nga rënia nga lartësia, prandaj policia ka dyshime se atë mund ta ketë shtyrë dikush nga dhoma ku qëndronte.

Ngjarja ka ndodhur më 13 Gusht të vitit që lamë pas ku 22 vjeçarja nga Kenia është dhunuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte më qira në rrugën  “Pandeli Evangjeli”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë