Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në QSUT, ndërron jetë 45-vjeçari nga Skrapari

Një 45-vjeçar nga Skrapari ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në QSUT, pasi u soll me urgjencë nga Berati në Tiranë për ekzaminim.

Pacienti, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur kishte insufiçensë respiratore dhe paraqiste edhe probleme pulmonare.

Mjekët nuk e kanë cilësuar rastin si një rast të thjeshtë viral, sepse siç shprehen ata, analizat paraprake nxorën një problem të theksuar pulmonar dhe për këtë arsye rasti është dërguar me urgjencë dhe me autoambulancë në QSUT.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë