Lajme

U dënua me 15 vite burg, Gjykata e Apelit të Katanias liron nga qelia Moisi Habilajn

Trafikanti i drogës, Moisi Habilaj, del nga burgu. Gjykata e Apelit në Catania pranoi kërkesën për modifikimin e masës së paraburgimit të paraqitur nga mbrojtësit, avokatët Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni.

Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Moisi Habilajn i cili po nga Shkalla e Parë është dënuar me 15 vite burg për trafik droge.

Sipas mediave italiane, ai do të qëndrojë tek një i afërmi i tij në Siçili. Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj akuzohen për grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Siçilisë në Itali. Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017.

Emri i tij është i lidhur me Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm, jo vetëm si i afërm por dhe i dyshuar si bashkëpuntorë bashkë në trafik droge. Të dy kanë procese gjyqësore të hapura në dy shtete të ndryshme nga njëri- tjetri.

Grupi Habilaj akuzohet nga drejtësia italiane se ka transportuar drogë me vlerë 20 milionë euro nga Shqipëria drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë