Humor

U çmend moti tek Shkëmbi i Kavajës, apo gafë e Kryeministrit?

Pas postimit të zakonshëm në Facebook, ku u uron ndjekësve të tij “Mirëmëngjes” dhe “Një ditë të mbarë”, Kryeministri Edi Rama hodhi disa foto mbi punën për shtrimin e rrugëve dhe ndriçimin në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Fotogalerinë e shoqëron me një shënimin ku tregon sesi “xhunglës 30-vjeçare të ndërtimeve pa leje po i zihej vendi nga një rrjet normal infrastrukture falë programit kombëtar të rilindjes urbane”. Puna për këtë, thotë Kryeministri, vazhdon çdo natë, edhe gjatë sezonit veror.

Deri këtu nuk ka asnjë anomali në postimin në fjalë, por nëse sheh imazhet e hedhura në fotogalerinë në fjalë, ato duket se nuk përputhen me periudhën e verës. Në pamje shihen punonjësit të veshur me triko me krahë të gjatë, madje edhe një person me xhup.

Faksimile e postimit të Kryeministrit Rama në Facebook. Gazeta Si, 15 gusht 2019

Tani, ose është çmendur moti tek Shkëmbi i Kavajës dhe temperaturat janë goxha të freskëta në një kohë që pjesa tjetër e vendit po piqet nga dielli, ose Kryeministri është gjendur bosh këtë ditë dhe "gaboi" duke postuar foto arkive.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156911192141523

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë