Kosova

‘U cënua siguria kombëtare’. Kurti: Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë

Nga Gazeta 'Si'-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se me sulmin ndaj Policisë së Kosovës të dielën, nga një grup terrorist serb, u cënua siguria kombëtare.

Gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës, Kurti u shpreh se nënryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç ishte në këtë sulm terrorist dhe sipas tij, është e rëndësishme që serbët në Kosovë të kenë pluralizëm politik.

Ai deklaroi se serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë.

“Kufiri me Serbinë, më shumë sesa vija e gjatë kufitare dhe terreni malor, veçanërisht në pjesën veriore, të rrezikshëm dhe të vështirë e bën sjellja e Beogradit zyrtyar. Njëkohësisht, pas dokumentimit  të pjesëmarrjes në këtë sulm terrorist të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, është vërtetuar edhe një gjë që meriton vëmendjen e të gjithëve, rëndësia jetike e ringjalljes së pluralzimit politik të serbëve në Kosovë.

Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm. Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë”, theksoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë