Kosova

Kurti zbulon bisedën me Vuçiç: Më tha se Radoiçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve

Nga Gazeta 'Si'-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një status më të fundit në rrjetet sociale, ka zbuluar detaje nga takimet e zhvilluara në Bruksel, mes tij dhe presidentit serb Aleksander Vuçiç.

Sipas tij, ngjarja e Banjkës ishte e paralajmëruar, pasi Vuçiç donte ta shndërronte manastirin e këtij vendi si kulla e Jasharajve.

“Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radoiçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, shkruan Kurti.

Më tej ai ka dhe një apel për serbët që jetojnë në Kosovë. “Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë