Politike

U arrestua nga SPAK për abuzim me vlerë 3 mln dollarë, qeveria shkarkon Lefter Allën

Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ’Fletoren zyrtare” njofton qeveria

Pak ditë më parë, kryebashkiaku i PS-së në Bluqizë, Lefter Alla dhe 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të Bashkisë, ranë në pranga për abuzimin me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro.

Arrestimet janë bërë me urdhër të SPAK.

Pas arrestimit, i pari që e “dorëzoi” Allën ishte kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i cili tha në fillim te javës që PS nuk do të bëhet zyre avokatie për askënd teksa u pyet konkretisht për arrestimin e Lefter Alles.

Ky i fundit është shprehur se arrestimi ndaj atij lidhet me arsye politike.     


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë