Drejtësia

U arrestua me Ramazan Rrajën, Gjykata e Elbasanit lë në burg Louis Konomin

Gazeta Si - Gjykata e Elbasanit i ka komunikuar masën ‘arrest me burg’ Louis Kononit, (Elton Llozhi) i cili kërcënoi me jetë biznesmenin Eral Myftarajn për tenderin e druve. Louis Konomi u arrestua mbrëmjen e kaluar me Ramazan Rraja në zonën e Fushë-Krujës.

Seanca u mbajt sot në ambientet e Gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan. Konomi ka qenë shpallur në kërkim për kërcënim të një biznesmeni për tërheqjen nga ternderi në bashkëpunim.

Ai u arrestua mbrëmjen e kaluar me Ramazan Rraja në zonën e Fushë-Krujës. Në lidhje me këtë ngjarje, tre persona ranë në pranga më 11 prill të përfshirë në kanosjen e kërcënimin e biznesmenit. Të arrestuar ishin Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë