Lajme

U akuzua për korrupsion, dënohet me burg ish-gjyqtari Shkëlqim Miri

Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg gjyqtari Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion.

Prokurori kërkoi 4 vite dhe me gjykim të shkurtuar u dënua me 1 vit e 8 muaj burg.   

Ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, u arrestua më 10 nëntor nën akuzat për korrupsion. Ndaj tij rëndon akuza se ka marrë ryshfet 30 mijë euro në këmbim të një vendimi më të favorshëm ndaj Gentian Dodës i akuzuar për vrasje në vitin 1997.

Nga kontrolli në banesë, policia i gjeti rreth 300 milionë lekë të vjetra. Për këtë shumë ish-gjyqtari Miri ishte shprehur se ishin para të një mikut të tij që do të blinte një pronë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër qenë kursime nga paga. Shkëlqim Miri kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelin, por kërkesa e tij u refuzua.

Ish-gjyqtari ka qenë anëtar i KLD-së deri në vitin 2012 dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës (para 2010). Ndër çështjet e bujshme që ka gjykuar Miri, është edhe ajo e Gërdecit, ku ai ka qenë pjesë e një prej proceseve gjyqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë