Teknologji

Twitter publikon mesazhet private të përdoruesve

Twitter ka thënë se shumë përdoruesve u janë publikuar mesazhet e tyre private që nga korriku i vitit të kaluar.

Softueri “bug”, i cili që atëherë është fiksuar, përfshinte mesazhe të drejtpërdrejta mes përdoruesve dhe bizneseve që ofrojnë shërbime të konsumatorëve përmes Twitter.

Përdoruesit e prekur po njoftohen nëpërmjet një mesazhi që u shfaqet kur hapin aplikacionin ose kur regjistrohen faqen e internetit të Twitter.

“Çështja ka vazhduar që nga maji 2017,” tha Twitter. Gjithashtu kjo çështje është zgjidhur menjëherë pas zbulimit më 10 shtator. Ende nuk dihet saktësisht se sa përdorues nuk janë njoftuar ende, por në deklaratën zyrtare thuhet se nuk ka më shumë se 1% e përdoruesve në total.

Sipas shifrave të botuara në muajin gusht, rrjeti ka 335 milion përdorues aktivë në muaj.

Twitter tha se jo të gjitha mesazhet direkte, të cilat supozohet të jenë private, ndryshe nga tweetet normale, ishin në rrezik, vetëm mes përdoruesve dhe kompanive.

 

Më Shumë