Biznes

Twitter padit Elon Musk pas prishjes së marrëveshjes: Të blejë kompaninë ose të humbasë njërën nga të tijat

“Twitter” njoftoi se e ka paditur miliarderin, Elon Musk, duke kërkuar që ta detyrojë atë të përfundojë blerjen prej 44 miliardë dollarësh të kësaj kompanie të mediave sociale.

Musk dhe “Twitter” po bëhen gati për një betejë ligjore pasi miliarderi tha se po tërhiqet nga marrëveshja e arritur në prill për blerjen e kompanisë.

Në padinë e “Twitter” it thuhet se “Musk refuzon të respektojë obligimet e tij ndaj “Twitter” -it dhe hisedarëve të kompanisë sepse marrëveshja që ai ka nënshkruar më nuk u shërben interesave të tij personale”.

“Pasi bëri një spektakël publik duke përdorur “Twitter” in dhe duke propozuar që të ketë marrëveshje miqësore me shitësin, Musk duket se beson se ai është i lirë të ndryshojë mendjen, ta sulmojë kompaninë, të pengojë operacionet, të shkatërrojë vlerën e aksioneve, dhe të largohet nga marrëveshja”, thuhet në padi.

Musk mund të urdhërohet të paguajë 1 miliard dollarë për largimin nga marëveshja, një gjobë që ai kërkon të shmangë. Drejtësia mund të vendosë dënime shtesë kundër Musk, duke përfshirë heqjen e tij nga drejtimi i një ose më shumë prej disa kompanive që ai drejton, duke përfshirë Neuralink, Tesla dhe SpaceX.

Musk tha se “Twitter” kishte dështuar që t’i ofronte informacione të mjaftueshme lidhur me llogaritë e rreme në këtë rrjet social. “Twitter” tha muajin e kaluar se po i ofonte Muskut qindra miliona të dhëna për postimet ditore.

Kompania tha se rreth 5% e llogarive të hapura në këtë platformë janë të rreme. Musk po ashtu ka pretenduar se “Tëitter” ka shkelur marrëveshjen me të, duke larguar nga puna dy prej menaxherëve kryesorë.

Kur Musk ofroi që ta blinte kompaninë në prill, bordi i kësaj kompanie e kundërshtoi fillimisht këtë ide, por më pas e pranoi.

Më 25 prill, “Twitter” tha se ka vendosur që t’ia shesë kompaninë miliarderit Musk për 54.20 dollarë për aksion. Në një deklaratë të përbashkët, Musk u zotua se do të hiqte disa prej kufizimeve të lirisë së shprehjes dhe do të largonte llogaritë e rreme./Theguardian


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë