Ne rrjet

Turqia strehon 15% të refugjatëve në të gjithë botën

Turqia vazhdoi të ishte vendi më i madh i pritjes së refugjatëve në botë, duke strehuar gati 3.7 milion refugjatë, ose 15% të të gjithë njerëzve të zhvendosur përtej kufijve globalisht.

Lajmi bëhet i ditur nga një raporti të ri i botuar të premten nga Agjencia e OKB për Refugjatët (UNHCR).

Gjermania ishte vendi më i madh pritës në Bashkimin Evropian, me 1.2 milion refugjatë, por në përgjithësi, numri i refugjatëve të strehuar në Europë u rrit me 3%. Nga refugjatët në Evropë, 38% vlerësohet të jenë nën moshën 18 vjeç, tha agjencia.

Turqia ka pritur më shumë refugjatë që nga viti 2014 pas luftës civile në Siri. BE ndërmjetësoi një marrëveshje duke i dhënë Ankarasë një shumë prej 6 miliardë eurosh për strehimin e emigrantëve, në përpjekje për të hequr presionin nga Greqia dhe shtetet e tjera europiane të vijës së frontit.

Përkundër pandemisë, numri i njerëzve që ikin nga luftërat, dhuna, persekutimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në vitin 2020 u rrit në gati 82.4 milion njerëz.

Kontrolli i kërkesave për azil mbetet mbizotërues midis qeverive të BE-së. Në maj, Danimarka miratoi një ligj që lejon qeverinë të dërgojë azilkërkues në një vend të tretë për të shqyrtuar kërkesat e tyre, pavarësisht nga fakti se Bashkimi Europian ndalon mohimin e së drejtës së azilit.

Ligji danez, i cili është dënuar nga BE dhe UNHCR do të bëjë që vendi i Afrikës Lindore, Ruanda, të marrë përgjegjësinë për përpunimin e kërkesave të azilit.

Hungaria, ndërkohë, ka premtuar të vërë veton e një traktati të ri midis BE-së dhe komunitetit Afrikan, Karaibeve dhe Paqësorit, për pritjen e emigrantëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë