Përmbytjet në kryeqytetin turk, Ankara kanë shkaktuar të paktën 6 të plagosur dhe dëme të shumta materiale kryesisht tek banorët e lagjes Mamak.
Fatmirësisht, deri tani nuk janë raportuar viktima, por përmbytjet kanë dëmtuar rreth 25 biznese dhe 160 automjete. Pamjet e publikuara nga mediat turke tregojnë situatën e rënduar nga përmbytjet të shkaktuar vetëm nga disa minuta reshje shiu të rrëmbyeshme.
Kryebashkiaku i Ankarasë, Mustafa Tuna, e cilësoi një fatkeqësi që mund të ndodhë një herë në 500 vjet.
Meteorologët parashikojë vazhdimin e reshjeve të shiut gjatë gjithë javës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.