Ka ndodhur

Përmet/ Turistja austriake bie nga biçikleta, humb jetën

Gazeta Si - Një turiste 70 vjeçe nga Austria ka humbur jetën në një aksident me biçikletë në Përmet këtë të hënë.

Policia tha se rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur "Kthesa e Zhepes", shtetasja austriake H.F., duke udhëtuar me biçikletë me një grup turistësh, ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është rrëzuar nga biçikleta. Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë.

Ky është rasti i pestë i vdekjes nga aksidentet të turistëve të huaj në pak ditë në Shqipëri. Para pak ditësh, dy turiste nga Belgjika dhe Franca humbën jetën, pasi po ekspoloronin pa një guidë zonën e Valbonës në Theth, duke rënë në greminë.

Ndërkohë po në ditët e fundit, një turist holandez humbi jetën në lumin Osum, pasi e ka marrë rrjedha ku ishte futur për të notuar së bashku me gruan e tij.

Bilanc tragjik për turistët e huaj ishte dhe aksidenti i ndodhur të martën pasdite në Përrenjas, ku humbi jetën një 56-vjeçare me kombësi gjermane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë