Ka ndodhur

Trajleri përplas makinën e çiftit gjerman, humb jetën 56-vjeçarja në Qafë Thanë

Gazeta Si - Një shtetase gjermane humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj u plagos në një aksident të rëndë në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Urakë, ku një mjet trajler është përplasur me një automjet ku udhëtonin çifti nga Gjermania.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në aksin rrugor 'Qafë Thanë-Prrenjas', kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S.M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U.S., 56 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.).

Gjermania 56-vjeçare është turistja e tretë që humb jetën në vendin tonë në harkun kohor të pak orëve. Më herët, policia e Tropojës njoftoi se dy turiste, një belge dhe një franceze u gjetën të pajeta në Valbonë, pasi ranë aksidentalisht në greminë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë