Politike

Turi në Shqipëri dhe Kosovë, zyrtari i lartë amerikan nis vizitën 3 ditore, do të takohet me Ramën

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson do të zhvillojë një vizitë në Tiranë nga datat 18 deri më 20 Mars.

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe të tjerë partnerë të INL-së që mbështesin punën e Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ndërtimin e institucioneve të forta.

Më 20 deri 22 Mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë drejt Prishtinës. Atje do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe partnerë të tjerë të INL-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit është një agjenci që raporton për nënsekretarin për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut brenda Departamentit Amerikan të Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë