Njerez

“Tullacllëku” si shenjë inteligjence dhe suksesi

Nëse ndjeheni të shqetësuar se po humbisni flokët nga koka, mos u mërzisni: është një sinjal se jeta juaj do të bëhet gjithnjë e më e mirë.

Që prej vitit 2012, një grup sociologësh kanë marrë në shqyrtim me qindra raste të meshkujve me dhe pa flokë dhe kanë arritur në përfundimin se “qerosët” janë përgjithësisht më të suksesshëm dhe për më tepër shikohen nga femrat edhe si më të fortë, të fuqishëm dhe të besueshëm.

logo hippo

Përfundimi nuk është krejtësisht një surprizë, po të kihet parasysh se një pjesë e mirë e meshkujve më të suksesshëm të Hollivudit janë pa flokë, që nga Bruce Willis, Jason Statham apo Dwayne Johnson.

Studimi është kryer nga Universiteti i Pensilvanisë dhe është udhëhequr nga Albert Mannes, që për hir të së vërtetës ka edhe konflikt interesi, pasi është vetë qeros. Mannes thotë në raportin përfundimtar të punës kërkimore se studimi ishte i gjithanshëm.

“U treguam personave të tjerë një mori fotosh, fillimisht me flokë dhe më pas pa flokë. Në shumicën e rasteve, modeli pa flokë ishte më i parapëlqyeri, edhe pse bëhej fjalë për të njëjtët persona”, deklaron ai.

Një shpjegim për këtë e jep biznesmeni i suksesshëm, Seth Godin për Wall Street Journal. “Rruajtja e kokës nuk të dhuron automatikisht suksesin, por është një hap i mirë dhe një truk i përhapur vazhdon të interpretohet si shenjë zgjuarsie dhe aktivizimi”, thotë ai.

Studimi ka dalë në përfundimin se edhe mes vetë qerosëve ka dallime. Qerosët e plotë duken “më të pjekur”, më inteligjentë dhe priren që të jenë më të suksesshëm se qerosët e pjesshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë