Ngjarja e Athinës ka arritur përmasat e tragjedisë.
Për grekët ajo që po kalojnë është një ferr i vërtetë. Shumë trupa njerëzish u gjetën në rrugë sot të djegur, ndërsa të tjerë që i bënë ballë zjarrit nuk mundën të mbijetonin nga retë e hirit që i asfiksoi. Disa prej tyre mundën të arrinin afër ujit të detit, në pritje të ndihmës mjekësore.
Kryeministri grek Tsipras tani në një dalje televizive i drejtohet popullit grek. Ai shprehet se Asgjë dhe Askush nuk do të harrohet. Përpos shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ai shpall edhe zi kombëtare treditore.
Ndërkohë, qeveria greke i ka bërë thirrje BE-së për ndihmë për të luftuar zjarret shkatërruese që kanë lënë 170 të plagosur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.