Politike

Soreca, entuziast për tryezën e zgjedhjeve

Pas tryezës për Reformën Zgjedhore ka reaguar Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Soreca ka përshëndetur uljen e palëve politike në tryezë dhe thotë se të gjithë partitë duhet të punojnë së bashku për të përfunduar Reformën Zgjedhore në kohë që të arrijë të miratohet nga parlamenti.

Nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, ambasadori Soreca thekson se marrëveshja e sotme politike është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik në Shqipëri, por edhe për rrugën drejt integrimit në BE.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake mbi rrugën përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe në kontekstin e procesit të integrimit në BE.

Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë, që do të miratohet nga Parlamenti, në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të së ardhmes së tyre europiane”, shkruan ambasadori Soreca.

 

Më Shumë