Politike

Tryeza e dytë e reformës, edhe LSI kundër PD për financim 100% nga shteti të fushatës

OSBE-ja preferoi të zhvillonte një tryezë me dyer të mbyllura për reformën zgjedhore, duke iu larguar formatit të mëparshëm. Në fakt, këtë format zyra neë Tiranë e kishte njoftuar që disa ditë më parë. Tryeza e dytë erdhi në një moment të tensionuar, pasi një ditë më parë Presidenti Ilir Meta kishte shpallur “non grata” ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt. Pavarësisht se Presidenti mbajti një qëndrim të fortë ndaj Borchardt, partia që ai krijoi vetë, Lëvizja Socialiste për Integrim, kishte ekspertin e saj në tryezë. Ashtu si edhe në formatin e shkuar, opozita kishte Ivi Kason të PD-së, Arjan Madhin të PR-së dhe Muharrem Cakën të LSI-së. Përfaqësuesi republikan Madhi u shfaq më vonë në tryezën e reformës, pasi më parë duhej të ishte në një tryezë tjetër në atë të presidentit Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike.

Agjenda e diskutimeve në tryezën e OSBE. Gazeta "Si", 19 nëntor 2019


Pjesa e parë e tryezës e zhvilluar me dyer të mbyllura, nisi me një fjalim të ambasadorit Borchardt dhe më pas u është kushtuar ekspertëve të huaj, të cilët kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me financimet e partive politike. “Gjetjet dhe rekomandimet kryesore mbi rregullimet e financave të partive politike dhe fushatës zgjedhore në Shqipëri’, ishte referimi i Quentin Reed, ekspert i Këshillit të Evropës. Më pas Lisa Klein, eksperte e NDI, ka dhënë shembuj mbi mënyrën e fondeve në fushatë në zgjedhjet amerikane.

Propozimet e PD-së, përplasje me ato të LSI dhe ndërkombëtarët
Pas panelit të parë të ekspertëve ndërkombëtarë, radha i erdhi përfaqësuesve të partive politike. Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat pas përfundimit të pjesës së parë të diskutimeve u shpreh se qëllimi i saj sot është për të parë përtej fushatës edhe financimin e partive.
“Qëllimi i tryezës është më i gjerë, për të parë përtej fushatës edhe financimin e partive. Ka diskutime nga më të ndryshmet problemet kryesore janë aspekti i raportimit, kufizimet në shuma, por edhe idetë apo kërkesa që kanë ardhur nga institucionet ndërkombëtare edhe për të kufizuar reklamat politike apo edhe për t’i eliminuar ato”, tha Gjiknuri.

Bashkëkryetari socialit tha ndër të tjera tha se presin Partinë Demokratike me propozime të shkruara për reformën, pasi deri më tani janë nuk kanë parë gjë, përveç deklaratave politike. “Do të shprehemi në lidhje me to. Sa i përket rolit të PD, prezenca e saj në tryezë është e mirëpritur. Unë jam i bindur që ne mund të kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë tryezë për të adresuar edhe çështje të reformimit të partive politike, sepse ajo mund të jetë një gjë që mund të trajtohet jashtë kuadrit të reformës zgjedhore, Pra, legjislacioni i ri për financimin e partive politike do të përfshije edhe partitë kryesore shqiptare që në këtë rast është edhe PD”, përfundoi Gjiknuri.

Damian Gjiknuri, Ivi Kaso, gjatë një tryeze të thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore. Gazeta "Si", 19 nëntor 2019


Sa i takon financimit të partive dhe fushatës, eksperti Ivi Kaso paraqitur opsionin e opozitës ku kërkohet financim 100% nga shteti, si dhe uljes së kostove të politikëbërjes. Gjithashtu kërkohet rishikim i kuadrit ligjor ekzistues për të siguruar barazi sipas standardeve ndërkombëtare, mekanizma rigoroz dhe efikasë kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve. “Rregullimin në mënyrë strikte të mënyrës dhe masës së përfitimit të donacioneve në natyrë dhe shërbime apo favore nga partitë politike, kandidatët apo edhe institucionet shtetërore. Bërja e tyre publike në çdo rast. Miratimin e rregullave për hartimin nga KQZ të një liste kostosh reference të detyrueshme, për materiale, infrastrukturë apo aktivitete zgjedhore me qëllim matjen e shpenzimeve. Lista e kostove-tip duhet bërë publike nga KQZ dhe të jetë ë detyrueshme nga ekspertët në verifikimin e shpenzimeve. Miratimin e rregullave për të kufizuar në mënyrë të detajuar tipologjitë e aktiviteteve dhe infrastrukturës së përdorur apo mjeteve të propagandës të subjekteve politike. Kjo me qëllim uljen e kostove të fushatave dhe të politikëbërjes e për rrjedhojë uljen e masës së financimit”, janë disa nga propozimet e PD-së.

Por mësohet se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka të njëjtin qëndrim me PD-në, pasi është kundra idesë e financimit të masën 100% nga shtetit. Aleatja e PD-së, është pro financimit miks financim shtetëror dhe privat, duke përfshirë edhe kuotizacionet e anëtarëve. Ndërkaq mësohet se në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura ka pasur vërejtje edhe ndërkombëtarët për skemën.
Ekspertët, sipas burimeve, theksuan se është kundër standardeve ndërkombëtare, Këshilli i Europës dhe Komisioni të Venecias për të pasur vetëm financim publik.

Foto nga tryeza e parë e reformës së OSBE-së. Gazeta Si 19 nëntor 2019


Pas takimit të dytë, përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso e cilësoi pjesëmarrjen në këtë tryezë të dytë si një shprehje e vullnetit të opozitës për të realizuar sa më parë reformën zgjedhore. “Propozimet janë detajuar edhe në nivel teknik dhe së shpejti nga ekspertët e opozitës së bashkuar në funksion të punës që mblidhen në selinë e PD do të materializohen me një draft konkret. Ekspertët ndërkombëtarë kanë ilustruar këndvështrimet e tyre me pikat e dobëta që lidheshin me financimin dhe që duhet të adresoheshin. Nuk ka pasur asnjë mbyllje të tyre për 100% të financimit publik. I takon klasës politike, është vullneti i saj që të miratohet dhe zbatohet”, theksoi Kaso. Ndërsa për qëndrimin e LSI-së, aleates së saj, Kaso u shpreh i hapur për ta rishikuar propozimin e PD-së, si dhe theksoi dhe edhe vetë bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri dhe as deputetja socialiste Blerina Gjylameti. Ndryshe nga herët e tjera PD-ja qëndroi deri në fund të tryezës së thirrur nga opozita dhe se paraqitën dhe propozimet konkrete.
Hajdari: Referendum për ndryshimin e sistemit
Opozita parlamentare “ndjehet” disi e tradhtuar nga PS-ja dhe madje po i frigohen ndonjë pakti PS-PD që mund t'i nxjerrë ata jashtë loje. Pavarësisht kësaj, opozita parlamentare e ka të qartë kërkesën e saj kryesore, që bashkëkryetarja e komisionit Rudina Hajdari e bëri publike sërish: ndryshimi i sistemit zgjedhor. Duke folur pas mbylljes së tryezës së dytë, Hajdari hodhi idenë se për këtë mund të kërkohet edhe një referendum ku populli të shprehet për ndryshimin e sistemit, pasi sipas saj, partitë nuk mund ta vendosin një gjë të tillë.
Edhe deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni u shpreh se pa ndryshimin e sistemit këto diskutime janë thjesht arnime.

Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni në tryezën e OSBE-së

“Nuk mund flasim për pulla kamerdareje pa ndryshuar rrotën, beteja jonë është për ndryshimin e sistemit. Dora jonë ka qenë gjithmonë e shtrirë ndaj PD-së dhe LSI-së, ndodhi çfarë ndodhi, tani të bashkojmë forcat për një reformë tërësore në shërbim të vendit. Është një hap i parë i mirë, PD-ja është e mirëpritur edhe në gjirin e komisionit, ku duhet të trajtojmë propozimet me seriozitet. Është prani e mirëpritur. Nuk e mbështes financimin e partive 100% nga shteti. Duhet një ekonomi miks, nga shteti dhe donatorët privatë. Por hajde të diskutojmë për modelin që i duhet Shqipërisë”, theksoi Gjoni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë