Bota

Trump: Unë presidenti i paqes mes Kosovës dhe Serbisë pas 400 vjet luftë!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump duket se është duke e përdorur gjerësisht marrëveshjen e arritur Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë në fushatën e tij presidenciale, për ta paraqitur veten si “presidenti i paqes”.

Në një tubim në Nebraska, ka theksuar se Kosova dhe Serbia, edhe pse janë prej vitesh në luftë me njëra-tjetrin, kanë arritur që me ndërhyrjen e admiminstratës së tij të nënshkruajnë marrëveshje mes tyre.

Për kreun e Shtëpisë së Bardhë, ky pakt si dhe ato për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve të tjera të lindjes së Mesme, ka bërë që ai të nominohet për Çmimin Nobel për Paqe.

https://twitter.com/RilindLatifi/status/1321270052658827264?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1321270052658827264%7Ctwgr%5Eshare_3%2Ccontainerclick_1&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Ftrump-kosova-dhe-serbia-ndalen-konfliktin-400-vjecar-mes-tyre-tani-perqafohen-dhe-puthen%2F

“A e dini se jam nominuar për tri Çmime Nobel për Paqe, a ju besohet? A mund ta besoni këtë. Dhe për rajone të ndryshme, si mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje tregtare”, deklaroi Trump.. Mendova: Prisni një minutë, ato nuk do ta luftojnë njëra-tjetrën gjithmonë?”, është shprehur kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se SHBA nuk ka asnjë interes tjetër në lidhje me Kosovën dhe me Serbinë, veçse normalizimit të marrëveshjeve mes dy vendeve. Sipas presidentit, Kosova dhe Serbia po bëjnë plot 400 vitë në luftë më njëra-tjetrën.

“U thamë të dyja palëve nuk do të derdhim asnjë investim pa arritur një marrëveshje që Kosova dhe Serbia të ndalen së vrari njëri-tjetrin dhe e dini çfarë? Takim gjati rreth 20 minuta. Ata kanë luftuar për 40 vjet. Unë mendoj se ata kanë luftuar për 400 vjet, ata kanë qenë duke luftuar për një kohë të gjatë. Ata duan të arrijnë një marrëveshje. Krejt papritmas, dy muaj më parë, ata ishin në Zyrën Ovale, duke u përqafuar e duke u puthur, ishte e lehtë”, ka thënë ndër të tjera Trump


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë