Njerez

Gratë shtatzëna nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA

Duke filluar nga dita e premte, në kuadër te ndalimit te "Turizmit te Lindjeve" administrata e Trump ka autorizuar nëpunësit  e tyre nëpër konsullata, të bllokojnë marrjen e vizave te udhëtimit grave aplikante, që kane si qëllim te vetëm, lindjen e femijes se tyre në këtë shtet, pasi ne këtë mënyrë i porsalinduri i fiton automatikisht nënshtetësinë.

Tipet kryesore të vizave, në të cilat do të aplikohet ky rregull, janë vizat për turizëm, trajtim mjekësore dhe vizite pranë miqve dhe familjareve. Konservatorët kanë kohë që sulmojnë fenomenin e "bebe spirancë", të lindur në tokën amerikane dhe të përdorura nga prindërit e tyre për të sjellë anëtarët e tjerë të familjes ne SH.B.A. Presidenti Trump ka kritikuar gjithashtu dispozitën kushtetuese që u jep automatikisht shtetësi foshnjeve të lindura në tokën amerikane. "Turizmi i lindjeve paraqet rrezik për sigurinë kombëtare," shkroi në draftin përfundimtar Carl C. Risch, ndihmës sekretar për çështjet konsullore në Departamentin e Shtetit. "Turizmi i lindjeve është i përhapur dhe ne botën e krimit, përfshirë këtu dhe krimin ndërkombëtar."

Deri me sot, nëpunësit konsullore nuk kishin gjasa që të miratonin një vizë për gratë shtatzëna që besonin se do te udhëtonin për të lindur bebet e tyre në SH.B.A. Por me rregullin e ri, Shtëpia e Bardhë duket se po u sinjalizon nëpunësve të tyre, që këto aplikantë të futen në listën,  gjithmonë në rritje, të emigranteve të padëshiruar. Kjo liste përfshin personat me të ardhura minimale, shumicën e refugjateve dhe azilkërkuesit.  Stephanie Grisham, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, tha në një deklaratë se rregulli i ri kërkon të ndalojë çdo person që kërkon "shtetësi automatike dhe të përhershme amerikane për fëmijët e tyre duke lindur në tokën amerikane."

"K y rregull" shton Znj. Grisham "do të mbrojë taksapaguesit amerikanë nga kostot direkte që rrjedhin nga turizmi i lindjeve. Integriteti i shtetësisë amerikane duhet të mbrohet."

Rregulli ngre barrën e provës për gratë shtatzëna që aplikojnë për viza turistike duke përshkruar me shkrim se lindja në SH.B.A "është e palejueshme" për të vizituar vendin. Edhe nëse gratë thonë se po hyjnë në vend për trajtim mjekësor - një faktor legjitim për pranimin e vizave - duhet të provojë që ajo është e afte për të paguar për një trajtim të tillë. Aplikantja gjithashtu do të duhet të vërtetojë se kujdesi mjekësor që do marrë ne SH.B.A, nuk është i disponueshëm në vendin ku ajo jeton.

Rregulli i ri do të ndryshoje vetëm polikat e marrjes se vizave, pa ndikuar procedurën ne pikat kufitare për ato qe kane një vizë te vlefshme për të udhëtuar ne SH.B.A.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë