Lajme

Trump shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions

Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions është sharkuar me efekt të menjëhershëm pas kërkesës së presdentit Donald Trump. “Falënderojmë Jeff Sessions dhe i urojmë më të mirat”, - ka shkruar në “Twitter” presidenti amerikan, duke njoftuar se Matthew Whitaker, shefi i stafit të Sessions do të jetë përkohësisht Prokuror i Përgjithshëm. “Një zëvendës permanent do të emërohet së shpejti”, - shkruan Trump.

Largimi i Sessions e bën të paqartë fatin e zëvendësit të tij Rod Rosenstein, i cili është zyrtari i Departamentit të Shtetit që mbikqyr zyrën e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller.

Disa analistë thonë se nëse Presidenti Trump shkarkon, ose shton trysninë mbi zotin Mueller, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që siguruan shumicën në zgjedhjet e 6 nëntorit, mund të shqyrtojnë mundësinë për të filluar procedurat për shkarkimin e presidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë