Për zgjedhjet e mes mandatit bëhet fjalë për fitoren e partisë që mbështet presidentin më të madh që nga kohët e Kennedy-t në vitin 1962. Kështu ka pohuar Donald Trump, duke folur nga Shtëpia e Bardhë pas zgjedhjeve të “Midterm 2018”.
“Republikanët kaluan çdo parashikim. Nuk ka pasur asnjë valë blu demokrate”, - ka shtuar shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Donald Trump në konferencë shtypi ka lëshuar një apel për dialog dhe bashkëpunim për Nancy Pelosi-n, liderja e demokratëve në Dhomën përfaqësuesve, kandidate për t’u bërë kryetare.
“Do të punojmë bashkë”, - ka thënë presidenti, duke cituar një nga pikat e përbashkëta mes agjendës së tij dhe asaj të demokraatëve, plani mbi infrastrukturat.
Rezultatet e zgjedhjeve të fundit, e bëjnë më të vështirë për Trump që të marrë miratim për iniciativat e tij legjislative. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve gjithashtu kanë premtuar se do të nisin hetime të shumta lidhur me financat e presidentit dhe politikat e administratës së tij, të cilat udhëheqësi amerikan tha se do të marrin të njëjtën përgjigje me hetime që do të zhvillohen nga Senati për Demokratët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.