Portofol

Trump ‘gati’ për të taksuar të gjitha importet kineze

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është shprehur se është gati që të intensifikojë luftën tregtare me Kinën duke goditur me tarifa doganore të gjitha importet prej 500 miliard dollarësh nga vendi i 1,4 mld banorëve.

"Jam gati për të tarifuar deri në 500," ka thënë ai në një intervistë për kanalin CNBC.

Komentete e Trump vijnë kohë përpara hyrjes në fuqi të raundit më të fundit të tarifave të SHBA-ve.

Javën e kaluar, Uashingtoni listoi 200 miliardë dollarë vlerë shtesë të produkteve kineze për ti vënë nën regjimin doganor duke nisur prej shatorit.

Lista rendit më shumë se 6,000 artikuj duke përfshirë produktet ushqimore, mineralet dhe mallrat e konsumit siç janë çanta, etj që i nënshtrohen një tarife prej 10%.

Ende kjo nismë është në konsultim me publikun e ky proces zgjat deri në fund të gushtit.

SHBA-të 'penalizohen'

Presidenti po ankohet gjithashtu se një dollar i fortë ka dëmtuar biznesin amerikan. Në një seri komunikimesh në tweeter ai fajësoi për vlerën e lartë të dollarit Kinën dhe BE-në. Trump ka kritikuar gjithashtu edhe Rezervën Federale për rritjen e normave të interesit.

"Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndëshkohen për shkak se po bëjnë mirë. Shtrëngimi i tanishëm u dhemb të gjithëve," shkruan ai në tweeter..

SHBA-të dhe Kina kanë vendosur reciprokisht tarifa prej 34 miliardë dollarë për mallrat e njëri-tjetrit.

"Ne jemi ende nën nivelin e pritshëm," tha Presidenti Trump, duke përsëritur pikëpamjen e tij se sufiçiti tregtar i Kinës me Shtetet e Bashkuara tregon për praktika tregtare të padrejta.

Kur u pyet nëse kjo lëvizje mund të shkaktojë një rënie në tregun e aksioneve, ai tha: "Epo, nëse ndodh, le të ndodhë. Unë nuk jam duke vepruar në këtë mënyrë për çështje politike, por për të vepruar drejtë për interesa të vendit "

SHBA gjithashtu dëshiron që Kina të ndalojë praktikat që dyshojnë se inkurajojnë transferimin e pronësisë intelektuale - projektimit dhe ideve të produktit - tek kompanitë kineze, siç janë kërkesat që firmat e huaja ndajnë me partnerët lokalë për të hyrë në tregun kinez.

Presidneti Trump ka lënë të kuptohet një përshkallëzim të tillë, duke u thënë gazetarëve dy javë më parë se kishte "300 miliardë dollarë produkte pezull" pas 200 miliardë dollarëve të mallrave të prekura nga lista më e fundit, por ky i fundit është kërcënimi i tij më eksplicit.

Shumë kompani në SHBA janë kundër vendsojes së tarifave doganore ndaj produkteve Kineze, duke thënë se ata rrezikojnë të dëmtojnë biznesin dhe ekonominë pa pasur mundësi të ndryshojnë sjelljen.

Pasi intervista u transmetua tregjet europiane shënuan rënie./BBC?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë