Sociale

Tronditëse, doli nga burgu, i riu nga Thumana vdes nën rrënoja

Një tragjedi e vërtetë i ka ndodhur një të riu nga Thumana që gjeti vdekjen nga tërmeti sapo ishte liruar nga burgu. Kristian Preçi ishte një djalë i cili ishte liruar vetëm pak ditë më parë dhe që fatkeqësisht u nda nga jeta si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Kristiani ishte banor i Thumanës, zonës që u godit më shumë nga tërmeti, me tre pallate totalisht të shembur, nën rrënojat e të cilëve u gjetën viktima, ashtu sikundër pati edhe lajme të mira për të shpëtuar brenda atyre rrënoja. Lajmin për ndarjen nga jeta e dha avokati i tij, Ilia Kondi, i cili ka postuar foton e të ndjerit në momentin e lirimit nga burgu.

Kristani në momentin e lirimit nga burgu


“Sot humbi jetën nga tërmeti Kristian Preçi banor i Thumanës, klienti im që fitoi pafajësinë pas 5 muajsh burgim të padrejtë. Ngushëllime familjarëve, qoftë i parajsës! Jam pa fjalë…Kristiani ishte një djalë i mrekullueshëm. Iku shpejt”, shkruan avokati Kondi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë