Lajme

Tregu në Durrës zhvendoset në 3 zona të qytetit, tregtarët përplasen me policinë

Masat kundër përhapjes së koronavirusit kanë përplasur tregtarët me policinë në Bashkinë e Durrësit. Bashkia ka planifikuar shpërndarjen në tre pika të ndryshme në qytet të tregtarëve të fruta-perimeve. Sot me urdhër të bashkisë, tregu u mbyll duke sjellë reagim të ashpra të tregtarëve. Një gjë e tillë erdhi pas mosmenaxhimit të dyndjes së qytetarëve, pas orëve të izolimit, dhe mosrespektimi i ruajtjes së distancave mes tyre nga qytetarët e ktheu tregun ne një vatër të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit.

Tregtarët janë revoltuar dhe janë shprehur se nuk kishin marrë asnjë njoftim lidhur me vendimin për mbyllen e tregut. Tregtarët deklarojnë se kërkojnë të punojnë e të lejohen të ushtrojnë aktivitetin ose te qëndrojnë në shtëpi dhe t’i paguajë shteti.

Mësohet se vendet e përcaktuara për tregje gjatë kësaj periudhe janë pranë stadiumit të qytetit, Muzeumit si dhe një tjetër pranë shkollës së muzikës në rast se do të ketë kërkesa nga tregtarët.

Këto hapësira funksiononin si parkingje publike, por po përshtaten për tregtim të produkteve agroushqimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë