Kuriozitete

Tregu i zi i lodrave Lego, policia franceze në gjurmët e bandës ndërkombëtare të hajdutëve

Policia franceze thotë se po ngre një çështje hetimore kundër një bande ndërkombëtare hajdutësh lodrash të specializuar në vjedhjen e lodrave formuese Lego . Zyrtarët e policisë madje kanë paralajmëruar dyqanet e specializuara dhe madje edhe prindërit të jenë të kenë kujdes për një tregti globale të tullave formuese.
Alarmi vjen pasi oficerët arrestuan tre persona - një grua dhe dy burra – teksa po vidhini kuti me Lego nga një dyqan lodrash në Ivelin, pranë Parisit, qershorin e kaluar. Pas marrjes në pyetje, të dyshuarit, të gjithë nga Polonia, pranuan se ishin pjesë e një ekipi të specializuar në vjedhjen e Legove që kërkohen nga koleksionistët.

Banda polake e hajdutëve të lodrave Lego

“Komuniteti Lego nuk përbëhet vetëm nga fëmijë", tha një hetues për gazetën “Le Parisien”. “Ka të rritur të shumtë që luajnë me to; ka ankande dhe shitje në internet. Gjithashtu kemi pasur së fundmi njerëz që ankohen se shtëpitë e tyre janë bastisur për t’u vjedhur Legot”, tha ai.
Banda e arrestuar u raportua për herë të parë në Francë në nëntor 2019 dhe përsëri në shkurt 2020. "Ata erdhën në Francë, u vendosën në një hotel në rajonin e Parisit, pastaj filluan të bastisnin dyqanet e lodrave përpara se të ktheheshin në Poloni për të shitur plaçkën e tyre”, thotë policia.
Gerben van Ijken, një specialist i lodrave Lego që kujdeset edhe për platformën online të ankandeve për blerjen dhe shitjen e koleksioneve Lego, thotë se shitjet në faqen franceze u dyfishuan vitin e kaluar.
“Investimi në këto lloj lodrash nuk është diçka e ri, por ky treg arriti kulme të reja me pandeminë. Njerëzit kanë më shumë kohë në shtëpi për shkak të kufizimeve shëndetësore dhe tregu i lodrave ka shpërthyer tashmë. Shpesh kemi më shumë se 1.000 shitje Lego në javë”, thotë ai.

“Gjithmonë kemi pasur punë me Legot sepse është një gamë premium lodrash dhe tërheq shumë të rritur. Kjo ndodh sepse kompania tërheq koleksionet e saj rreth dy vjet pasi ato dalin nga fabrika, kështu që një treg i Legove të përdorura është i pashmangshëm”, shprehet Van Ijken. Sipas tij, dukuria ka shpërthyer gjatë tetë viteve të fundit sepse njerëzit e kanë kuptuar se mund të fitojnë para duke shitur Lego në internet.
Van Ijken thotë se një set “Cafe Corner” i Legove që kushtonte në dyqan 150 euro kur doli nga fabrika në 2007, u shit në kutinë e vet origjinale për 2,500 euro vitin e kaluar.
Plaçkitja e Legove duket të jetë një biznes global, sipas raporteve në SHBA, Kanada dhe Australi, ku vjedhje të shumta janë raportuar gjatë pesë viteve të fundit. Në vitin 2005, policia e San Diegos arrestoi një grup grash, të cilave iu gjetën lodra Lego me një vlerë prej 200,000 eurosh. /TheGuardian


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë