Nga Gazeta ‘SI’ – Ndonëse nuk ka të dhëna përfundimtare për tregun e punësimit gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024, me anë të vrojtimeve, Banka e Shqipërisë vlerëson një rritje të ngadaltë të punësimit.
Kjo, shpjego BSH, ka ndodhur për shkak të faktorit “mungesë e forcës së punës”. Gjithashtu, treguesit e vrojtimeve dëshmojnë për pritje më të ulëta të bizneseve për punësimin dhe për papunësi më të lartë nga konsumatorët, gjatë tremujorit të katërt.

Rritja e pagave të sektorit privat është ngadalësuar më tej gjatë tremujorit të tretë, e ndikuar nga baza e lartë krahasuese e vitit të kaluar nga efektet e rritjes së pagës minimale, shpjegon Banka. Rritja në terma nominalë shënoi 5.4%, nga 6.9% në tremujorin e dytë.
Ngadalësimi i normave të rritjes është më i theksuar në sektorët me paga të larta si “Informacioni dhe komunikacioni”, “Aktivitete financiare dhe të sigurimit” dhe “Pasuritë e paluajtshme”.
Rritja më e moderuar e pagës ka ndikuar dhe në një rritje më të ngadaltë të kostos së punës. Ato u rritën me 1%, nga 2.2% një vit më parë, ndërkohë që produktiviteti i punës ka shënuar rritje të ngjashme me atë të tremujorit të dytë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.