Një operacion i Policisë së Lushnjës, i koduar “Louse” ka përfunduar me goditjen e një grupi që tregtonte droga të forta në qytet, teksa në pranga kanë përfunduar 3 persona.
“Pas një hetimi 3 mujor me metodat proaktive u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve: Ervis Çoku, 34 vjeç, banues në Lushnje; Erjon Çoku, 39 vjeç, banues në Lushnje; Ervin Kiptiu, 38 vjeç, banues në Lushnje”, njofton policia.
Sipas bluve të Lushnjës gjatë kontrolleve të ushtruara në ambjentet e frekuentuara nga 3 të arrestuarit, janë sekuestruar 30 doza heroinë, një sasi kanabis dhe një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, me krëhër dhe 8 copë fishekë.
Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim
Ndërkohë policia po vijon hetimet për gjetjen e bashkëpuntorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.