Biznes

Tregtia në ngërç, më shumë biznese “nën dryn”

 Pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit gjatë vitit 2019-ës janë çregjistruar 5882 biznese në të gjithë vendin.

Por megjithatë sipas të dhënave janë 2 mijë biznese të mbyllura më pak se në 2018-ën.

Të dhënat zyrtare tregojnë se pjesa më e madhe e tyre ( 5415) ishin nën pronësi të shtetasve shqiptarë,  vetëm 147 me pronësi të huaj dhe 20 me pronësi të përbashkët.

Pjesa më e madhe e bizneseve që u kanë vënë drynin dyqaneve të tyre I përkasin sektorit të tregtisë me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motocikletav esëbshku 2 117 biznese të mbyllura. Kurse 1 322 subjekte të mbyllura i përkasin shërbimit ushqimor; 392 prej tyre ishin në aktivitete të tjera shërbimi; 310 në industrinë përpunuese, 241 në sektori e transportit dhe magaziminit, 220 në shërbime administrative dhe mbështetesë, ndërsa pjesa tjetër në fusha të tjera të ekonomisë.

Më pak çregjistrime janë në sektorin e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe furnizimi me  ajër të kondicionuar.

Qarku me biznese më shumë të mbyllura gjatë 2019-ës është Tirana, teksa  numri më i vogël i përket  Dibrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë