Biznes

Tregtia e Jashtme / Importi i karburanteve, rritje miliarda lekë gjatë 2022-shit. Shqipëria orientohet drejt Lindjes

Nga Gazeta ‘SI’ - Eksportet dhe importet në Shqipëri kapën vlera rekord për vitin 2022, më e larta të paktën në 10 vitet e fundit.

Në total, vlera e importeve arriti mbi 950 mld lekë, ku peshën më të madhe e kishin mallrat e përpunuar, që raportohen rreth 230 mld lekë. Por rritjen më të madhe në vlerë e ka pasur kategoria e lëndëve djegëse, ku kryesore është nafta. Për vitin 2022, në Shqipëri u importuan 165 mld lekë lëndë djegëse, nga 100 mld që ishin në vitin 2021.

Rritje raportohet në të gjitha produktet, teksa dallohet më shumë tek duhani dhe ushqimet.

Eksportet kanë pasur po ashtu rritje të fortë gjatë 2022-shit, por ende shumë larg importeve. Rreth 850 mld lekë ishte vlera totale, ku peshën më të madhe e kishin mallra të përpunuara, si në vlerë vjetore ashtu edhe në rritje, rreth 124 mld lekë nga 97.7 mld një vit më parë.

Sipas vendeve partnere, Shqipëria po vazhdon rrugëtimin e orientuar drejt lindjes. Në rritje raportohet tregtia me Turqinë dhe Kinën, 33 dhe 20% respektivisht. Pesha e këtyre shteteve po ashtu po rritet në totalin e vendeve ku Shqipëria merr mallra. Turqia zë 12.1% të peshës totale dhe Kina 8.2%, duke u afruar shumë peshës së Italisë, historikisht importuesit kryesor për Shqipërinë, që zë 21.7%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë