Lajme

Tre viktima nga Covid në 24 orët e fundit dhe 808 persona të infektuar

Gazeta Si - Tre të vdekur janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend me Covid 19. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se bëhet fjalë për dy qytetarë nga Durrësi të moshave 78-88 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 80 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 808 persona të infektuar nga 2.075 testime të kryera gjithsej

Në të gjithë vendin janë 7,638 qytetarë aktivë me Covid19, ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë.

Janë shëruar 763 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 304,950 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë raportuar në këto bashki:

267 në Tiranë, 78 në Fier, 57 në Durrës, 32 në Lushnje, 27 në Elbasan, 25 në Sarandê, 23 në Vlorë, 20 në Gjirokastër, nga 18 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Devoll, Berat, nga 16 qytetarë në Shkodër, Kavajë, nga 13 qytetarë në Divjakë, Korçë, 11 në Mallakastër, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Patos, Himarë, Libohovë, Skrapar, Peqin, nga 7 qytetarë në Pogradec, Dimal, Kuçovë, 6 në Roskovec, 5 në Gramsh, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Shijak, Krujë, Dibër, Librazhd, nga 3 qytetarë në Has, Mirditë, Kurbin, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Mat, Selenicë, Delvinë, Maliq, Poliçan, Cerrik,  nga 1 qytetar në Tropojë, Klos, Finiq.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë