Lajme

Tre tërmete të fuqishme “shkundin” Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë

Tre tërmete të fuqishme kanë goditur në orët e parë të së premtes Detin Jon. Lëkundjet më të forta ishin 6,8 të shkallës rihter, epiqendra e tw cilit ishte pranë ishullit grek të Zakintos , por u ndje edhe në vendin tonë, Maltë, Itali dhe Maqedoni. Tërmeti kishte një thellësi prej vetëm 14 kilometrash dhe ra rreth ores 1 tw mëngjesit sipas orës lokale shqiptare.

Mediat greke shkruajnë se deri më tani, tre persona janë dërguar në spital. Seria e tërmeteve vazhdoi deri në orën 6:32 të mëngjesit, nëpër ishujt e Lithakias dhe Mouzakit.

Disa dëme raportohen në Zakintos nga tërmeti

Tre tërmetet e fuqishme goditën detin Jon në harkun e një orë. Sipas raportimeve, tërmeti i parë ishte me magnitudë 5.1 ballë, i dyti dhe më i forti 6.8 ballë, ndërsa i treti rreth 5.2.ballë.

Pas lëkundjeve, zëdhënësi i agjencisë të mbrojtjes civile greke, Spyros Gorgiou, tha autoritetet po zhvillonin kontrolle në të gjithë fshatrat e ishujve, ku ka një sërë ndërtesash të vjetra. “Ishulli i Zakintos ka mbetur pa energji elektrike, por teknikët po përpiqen të rivendosin elektricitetin”, shton ai.

Një dëshmitar tha për mediat greke se: “Unë dhe partnerja ime ishim duke qëndruar në Zankitos. Lëkundjes  ishin aq të forta së lëvizën disa nga mobiliet e dhomës.”

Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC) njoftoi në orët e para të mëngjesit të së premtes së tërmeti shkaktoi një cunami të vogël prej 15 deri në 20 cm në plazhet e ishujve grekë të Jonit. Autoritet saktësojnë se banorët janë këshilluar që të largohen nga brigjet.

Lëkundjet janë ndjerë deri në Athinë, rreth 300 km në distancë, por edhe në jug të Italisë, Shqipërisë dhe në Maltë. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në Zakintos, në mënyrë të veçantë në portin e ishullit, që pavarësisht kësaj mbetet në funksion.

Në një nga ishuj aty pranë, pikërisht në Strofadi janë regjistruar dëme të mëdha në manastirin antik, ku pjesa më e madhe e Kullës është shembur. Pjesë të një kishe janë shembur edhe në qytetin e Pargës, pranë brigjeve.

Edhe në Itali, ka pasur lëkundje në disa qytete, nga Sicilia në Basilikata, nga Calabria në Puglia, deri në Campania. Instituti kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka bërë me dije që në brigjet e Calabrisë, Basilikatës, Puglias, Sicilisë (në Jon) është shpallur alarm portokall, me rritje deri në 1 metra të nivelit të detit EMSC-ja njofton se lëkundjet mund të jenë nga 54.000 banorë në katërta shtetet fqinje.

 

Më Shumë