Lajme

Tre të shpallur në kërkim, kishin burgim të përjetshëm për vrasje

Tre persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, për krimet që kanë kryer vite më parë. Personat në fjalë janë:
Sokrat Ruda, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasje me Paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Jani Alia, është dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim”
Artur Kuliçi është dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Të dënuarit janë në gjendje të lirë, ndërkohë që kërkohen prej vitesh nga policia.

Në datën 6 mars 2013, në një lokal nate në Tiranë, shtetasi Artur Kuliçi, pas një konflikti me disa persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke rrezikuar jetën e disa personave dhe si pasojë ka mbetur e vrarë me armë zjarri shtetasja Sonila Tafa. Artur Kuliçi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Pas 31 seancave, Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me burgim të përjetshëm në mungesë Artur Kuliçin, të akuzuar për vrasjen e balerinës Sonila Tafa në një lokal nate në periferi të Tiranës.
I kërkuari tjetër Jani Alia, është dënuar pasi pasi më 1 maj të 2016, në një lokal në Tiranë, ka vrarë me armë zjarri Elton Ciçon. Atentati tronditi opinionin, sepse ndodhi në mes të Tiranës, në zonën e ish-bllokut, teksa Elton Çiço ishte duke pirë kafe me një oficer policie, një doktor dhe një gazetar. Jani Aliaj është futur në lokal dhe ka qëlluar drejt Çiços me gjakftohtësi, me dy plumba në kokë, cka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Prokuroria mendon se atentati kishte lidhje me një hakmarrje mes dy bandave, pasi e Elton Çiço dyshohej se kishte vrarë shokut të fëmijërisë të Jani Aliajt. Përveç kësaj, pistë e hetimit ka qenë edhe prishja e pazareve të drogës në Greqi.
Ndërsa Sokrat Ruda është dënuar pasi në datën 8 qershor 1995, në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë, ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta xhelozie shtetasin Z.D.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë