Politike

Tre propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor

Opozita parlamentare ka nisur fluksin e propozimeve për të ndryshuar sistemin zgjedhor, duke vendosur dhe kushtet për dhënien e votës për reformën zgjedhore. Janë të paktën tre nisma të depozituar nga deputetët e opozitës parlamentare të cilët kërkojnë me patjetër zbatimin e asaj që kërkojnë votimin me lista të hapura dhe me sistem proporcional. Deputeti i dalë nga listat e LSI-së, Ralf Gjoni ndërkaq ka pranuar t’i bashkohet Nismës Thurja sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor.

Disa javë më parë, Nisma depozitoi peticionin me 50 mijë firma ku i kërkohet Parlamentit që të ndryshohet sistemi, kalimi në atë proporcional kombëtare me lista të hapura, ku votuesit të zgjedhin vetë deputetin e tyre e jo kryetarët e partive. Për këtë propozohet vetëm një zonë zgjedhore në të gjithë Shqipërinë dhe me 140 deputetë. Gjithashtu në këto amendime propozohet që t’i krijohet mundësia votimit të emigrantë.

Deputetët Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe përfaqësuesit e Nismës në konferencën për shtyp. Gazeta "Si", janar 2020

Nisma Thurja në depozitimin e amendamenteve e bëri në prani të deputetëve Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni. Por Hajdari, ka preferuar që të mos i bashkohet iniciativës së Gjonit. Deputeti i opozitës prej kohësh ka qenë i pranishëm në disa aktivitete të Nismës Thurje, si në takimet në qytete, apo në tryezën e organizuar në Tiranë për ndryshimin e sistemit. Këto mund të shihen edhe si sinjale që Gjoni në një të ardhmen mund t’i bashkohet kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nisma nga ana e saj mund të përfitojë nga përfshirja e Gjonit, pasi kjo mund të eliminonte mbledhjen e firmave për të konkurruar në zgjedhje.

Image may contain: text
Faksimile e nismës së depozituar nga deputeti Gjoni në Kuvend


Dy nismat e tjera janë po nga deputetët e opozitës parlamentare. Myslim Murrizi dhe Halit Valteri më 19 dhjetor depozituan në Kuvend nismën për ndryshimin e sistemit. Propozimi i tyre synon një zonë zgjedhore, me 140 deputetë. Partitë duhet të paraqesin 154 kandidatë për deputetë, ku zgjedhësit të kenë të drejtën e preferencës së tyre.
Për një parti pjesëtare të koalicionit , sipas propozimit, numri nuk mund të jetë më i vogël se sa gjysma e as më i madh se 10 % më shumë se numri i përgjithshëm i mandateve për në Kuvend apo në Këshillat. Vendore. Zgjedhësit mund të zgjedhësi 5 kandidatë të preferuar nga listat e një partie.

foto galeri
Faksimile e propozimeve te dy deputetëve Murrizi dhe Valteri

Më 14 janar, pikërisht në ditën kur do të uleshin në një tryezë për reformën jashtë Parlamentit, 6 deputetë të opozitës Arlind Çaçani, Arben Elezi, Korab Lita, Fatjona Dhimitri, Alban Zeneli dhe Halil Jakimi do të prezanton nismën e tyre për ndryshimin e sistemit. Në amendamentet e tyre propozohen dy variante proporcional kombëtar i korrektuar. Shqipëria krijohet në një zonë zgjedhore e vetme, ose ndahet në 12 zona zgjedhore, aq sa është e numri i qarqeve. Propozohet që 100 deputetë të zgjidhen direkte, ndërsa 40 sipas përqindjeve në shkallë kombëtar.

Deputetët opozitës parlamentare Arlind Çaçani, Arben Elezi, Korab Lita, Halik Jakimi dhe Alban Zeneli


“Numri i mandateve që për çdo njësi zgjedhore të llogaritet duke përdorur si kriter numrin e shtetasve të regjistruar në listën e zgjedhësve në njësinë zgjedhore përkatëse. Lista korrektuese kombëtare do të ketë 40 mandate. Nga lista korrektuese kombëtare do të përfitojnë vetëm ato parti politike të cilat, ne rang vendi, marrin jo më pak se 2.5% të të gjithë votave të vlefshme”, thuhet në propozimin e firmosur nga gjashtë deputetët, që u bë publik nga deputeti Arben Elezi.
Shpërndarja e 40 mandateve sipas propozimit llogaritet me këtë formulë, 10 mandate iu jepen dy partive të para, që kanë fituar më shume vota në rang vendi, 30 mandate ndahen midis partive të tjera që kalojnë pragun 2.5%. Ndarja e mandateve bëhet në përputhje me përqindjen e votave të fituara nga subjektet zgjedhore përkatëse. Mbetjet pas presjes dhjetore kalon në favor të partisë me numër më të madh të votave te fituara


Për ndryshimin e sistemit, fjalën e fundit e kanë dy partitë e mëdha, PS dhe PD. Socialistët, edhe pse kanë PD-në janë Parlamentit, nuk duan të bëjnë një ndryshim të sistemit pa bekimin e demokratëve. Kryedemokrati Lulzim Basha në qëndrimet e tij ka shprehur se ia lë në dorë të PS-së çështjen e sistemit, por si PD, ashtu edhe PS nuk po parapëlqejnë që të heqin dorë nga sistemi aktual, kjo pasi i krijon atyre mundësinë e kontrollit të procesit të zgjedhjes së kandidatëve për listat shumëmërore.
Opozita e re nga ana e saj ka vendosur si kusht votat e saj për të realizuar ndryshimin e sistemit. Por tashmë duhet parë nëse të gjithë deputetët e opozitës parlamentare janë në unision në qëndrimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë