Lajme

Tre projekte shqiptare në garë për Çmimin Evropian për Hapësirën Publike 2018

Sheshi “Skënderbej” në Tiranë, Lungomare në Vlorë dhe Himara janë përzgjedhur mes 25 projekteve për të garuar në finalen e edicionit të 10-të të Çmimit Evropian për Hapësirën Publike 2018.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë njoftimin përmes Twitter.

“Është e mrekullueshme të shohësh sheshin tonë “Skënderbej” të përzgjedhur si finalist për Çmimin Evropian për Hapësirën Publike 2018”, ka shkruar kryebashkiaku.

https://twitter.com/erionveliaj/status/994552713533849600



Nëntë anëtarët e Jurisë Ndërkombëtare të Çmimit Evropian për Hapësirën Publike 2018 përzgjodhën 25 punimet, mes tyre dhe 3 qytetet shqiptare mes 279 projekteve të nominuara, gjatë mbledhjes së mbajtur në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës (CCCB).

25 projektet e përgjedhura për në finale janë nga punimet në 21 qytete të 13 shteteve evropiane.

Çmimi Evropian për Hapësirën Publike Urbane është një konkurs i organizuar nga shtatë institucione evropiane me qëllim njohjen dhe inkurajimin e projekteve të rimëkëmbjes dhe mbrojtjen e hapësirës publike. Ky eveniment këtë vit feston 10-vjetorin e krijimit të tij.

https://twitter.com/cececebe/status/994547260397629440

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm “të kryqëzojmë gishtat” sic ka thënë dhe kryebashkiaku Veliaj dhe të presim 20 qershorin, datë në të cilën do të zhvillohet edhe ceremonia e edicionit të 10-të të ndarjes së Çmimit Evropian për Hapësirën Publike 2018, mbase Barcelona “do të flasë shqip” duke zgjedhur një prej tre projekteve nga vendi ynë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë