Politike

Tre mocionet e Holandës kundër negociatave me Shqipërinë

Deputetët e parlamentit holandez kanë paraqitur tre mocione që synon të bllokojë hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Tre deputetë depozituan 3 mocione bllokuese për çeljen e negociatave duke kërkuar që qeveria të votojë kundër dhënies së një date për Shqipërinë, edhe në kushte të rrepta, siç janë ato të përcaktuara nga parlamenti gjerman. Të mërkurën, Qeveria e Holandës shprehu qëndrimin e saj se nuk do të vërë veton ndaj Shqipërisë nëse vendet e tjera anëtare të BE-së votojnë pro fillimit të negociatave.

Sidoqoftë, Parlamenti mund t’i lidhë duart e qeverisë me këtë vendim. Sipas deputetëve, Shqipëria duhet të bëjë më shumë përparime në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Mocioni i tre deputetëve holandezë, Gazeta Si, tetor 2019

Në mbledjen e ministrave të jashtëm të BE në Strasburg, Holanda nuk do të përfaqësohet ne rang ministri pasi shefi i diplomacisë holandeze do të jetë në vizitë ne Indi bashkë me kryeministrin. Holanda do të përfaqësohet në këtë takim nga ambasadori i saj në BE, i cili nuk ka asnjë mandat për të negociuar nëse vendet e tjera të BE do të kërkojnë një zbutje të qëndrimit.

Megjithatë ka ende shpresë që qeveria e Holandës në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE të mbajë një qëndrim më të moderuar nga ai i parlamentit, pasi qeveria ka thënë se nuk do të vendosë veto nëse Gjermania dhe Franca do të thonë po.
"Nëse bllokohet hapja e bisedimeve me Shqipërinë nga Mbretëria e Holandës është një vendim që do të merret në bazë të përgjigjes së Francës, e cila është skeptike për Shqipërinë", thotë një burim nga qeveria holandeze për “EuroNeës”.

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se beson se Holanda është kundër hapjes së negociatave për shkak të telasheve të saj të brendshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë