Lajme

Tërmet politik në Bullgari, tre ministra japin dorëheqjen

Një aksident i rëndë që u mori jetën dhjetëra personave duket se ka shkaktuar një tërmet të vërtetë politik në Bullgari, duke u detyruar kryeministrin të shkarkojnë tre ministra.

Ministri i Brendshëm, Valentin Radev, Ministri i Transportit, Ivailo Moskovski dhe Ministri Rajonal, Nikolai Nankov janë larguar nga detyra ditën e sotme, pasi kryeministri Bojko Borisov kërkoi dorëheqjen e tyre. Vendimi drastik duket se mor pas një takimi urgjent të Këshillit të Ministrave. Dorëheqja vjen gjashtë ditë pas një aksidenti fatal pranë qytetit të Svoges në veri të Sofjes, i cili u mori jetën e 17 personave dhe plagosi 21 të tjerë.

 “Si udhëheqës të ministrive relevante, ne nuk ishim në gjendje t’ju mbronim nga kjo tragjedi dhe do të marrim përgjegjësi tonë politike”, tha Radev në një konferencë shtypi, kur u pyet pse po jepte dorëheqjen dhe nëse ndihej fajtor për këtë tragjedi.

Ai shtoi se edhe shumë zyrtarë të tjerë ishin gjithashtu ishin përgjegjës, por se do të jetë prokuroria ajo që do të zbulojë emrat e tyre. Përplasja fatale ndodhi më 25 gusht në një rrugë malore pranë qytetit Svoge, rreth 50 km në veri të kryeqytetit të Bullgarisë.

Tragjedia çoi në një hetim të gjithanshëm, i cili përfshiu shoferin dhe agjencitë shtetërore e kompanitë private që kishin riparuar kohët e fundit rrugën dhe ishin përgjegjës për mirëmbajtjen e tij. Pas aksidentit, qeveria njoftoi një ditë zie kombëtare dhe krijimin e një organi të ri ndërinstitucional për të ulur numrin e aksidenteve rrugore.

Megjithatë, disa vëzhgues vunë re se një organ i përbërë nga pothuajse të njëjtat institucione shtetërore dhe me një mision të ngjashëm, Komiteti Shtetëror për Sigurinë dhe Komunikacionin Rrugor,  ka ekzistuar që nga viti 2003.

“Anëtarët e administratës shtetërore duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ministri Rajn Nankov në një intervistë radiofonike të enjten.

Ndonëse ka versione të ndryshme për shkakun e aksidentit, nga gabimet e shoferit deri te problemet me rrugën pas riparimeve, incidenti ka tërhequr vëmendjen publike dhe politike për problemet me mirëmbajtjen e rrugëve, prokurimet publike dhe në ruajtjen e sigurisë rrugore në Bullgari.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë