Drejtësia

Tre mijë euro për një certifikatë pronësie, dënohet me 2 vite burg ish-kreu i Kadastrës Sarandë

Gazeta Si - GJKKO ka dënuar me 2 vite burg ish-kreun e Kadastrës së Sarandë, Leart Pasha, i cili akuzohet se merrte 3 mijë euro ryshfet për të shpërndarë certifikata pronësie. Gjithashtu me 2 vite burg është dënuar, Saimir Braho, ish punonjës i Kadastrës.

Ndërkohë, Hamza Tola ish shofer në institucionin e ministrisë së Drejtësisë, është dënuar me 1.5 vite burg pasi luante rolin e sekserit në këtë aferë korruptive. Ndërsa për sekserin Jorgo Kreku GJKKO ka vendosur një vit shërbim prove.

Gjithashtu, pronari i hotelit në Sarandë, Kastriot Kreku, i cili tentoi të korruptonte me 3 mijë euro zyrtarët për marrjen e certifikatës së pronësisë, është dënuar me 16 muaj shërbim prove.

Ata akuzohen për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, Hamza Tola dhe Jorgo Kreku i kanë kërkuar shtetasit Kastriot Kreku një shumë monetare që varionte nga 1000 Euro deri në 3000 Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar në procedurën e pajisjes me çertifikatën e pronësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë