Njerez

Trashëgimia e Princit Philip, pse familja mbretërore nuk do të paguajë taksa

“God save the Queen…”. Zoti e ruajt Mbretëreshën... por Mbretëresha kursen pasurinë e saj. Elizabeth II, Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe të gjitha mbretërive të tjera të Komonuelthit, ka të ngjarë të mos paguajë asnjë qindarkë të vetme në taksën e trashëgimisë në pasurinë e madhe private të burrit të saj, Dukës së Edinburgut, Philip të Mountbatten, i cili vdiq në moshën gati 99 vjeç në 9 prill 2021. 

Ky është një vlerësim i përafërt, që varion nga 20 deri në 30 milionë paund, që mund të mbërrijë në duart e Elizabeth plotësisht i paprekur dhe kjo falë një ligji, që ka të bëjë edhe me njerëzit e zakonshëm në shtetet e tjera brenda Mbretërisë së Bashkuar: nëse bashkëshorti trashëgon, nuk ka një Ligj mbi Taksën e Trashëgimisë, i cili parashikon një taksim prej 40% për pasuritë mbi 325,000 paund.

Ligji “Sovereign to Sovereign” (Sovrani ndaj Sovranit)

Princi Philip dhe bashkëshortja e tij, Mbretëresha Elizabeth

Por ka edhe më shumë. Me vdekjen e Philip, hapet trashëgimia për dukatin e Edinburgut, i cili vlen vetëm 10 milionë paund dhe përfaqëson të paktën gjysmën e pasurisë së princit të vdekur.

Vendimi do të mbetet plotësisht i Mbretëreshës. Disa gazeta angleze, orët e fundit po hipotezojnë investimin e dukatit tek djemtë më të rinj të Philip-it, Princi Edward, i cili aktualisht mburret "vetëm" me titullin Kont i Wessex (ndërsa dy vëllezërit më të mëdhenj, Charles dhe Andrea, respektivisht Duka i Cornwall dhe Duka i Jorkut). 

Në realitet, sovrania, mund të zgjedhë një nga dy opsionet më interesante ekonomikisht, përkatësisht ato që do të shmangnin pagimin e taksës 40% të trashëgimisë, ekuivalente me rreth 4 milionë paund.

E para mund ta shihte Elizabeth që ta pretendonte vetë dukatin dhe për këtë arsye të shijonte një “no tax” të parashikuar nga Akti i Taksave të Trashëgimisë, si gruaja e të ndjerit. 

Ose, sovrania, mund t'i japë titullin Duka i Edinburgut djalit të saj të madh dhe trashëgimtarit të fronit Charles, Princit aktual të Uellsit (një titull që i siguron Dukatit të Cornwall një vlerë mbi 1 miliard paund). 

Edhe kjo mundësi e dytë, do të mashtronte autoritetet tatimore anglo-saksone, të cilat nuk do të përfitonin asnjë stërlinë.

Privilegji i vërtetë, është për shkak të një ligji - “Sovrani ndaj Sovranit”, i kërkuar në vitin 1993 nga qeveria e John Major. Në atë, vit familja mbretërore ra dakord të fillonte të paguante taksa si çdo qytetar britanik dhe në këmbim të saj, mund të përfitojë përjashtimin e plotë nga taksat në rast të trashëgimisë nga një monark te një tjetër (trashëgimtarë të fronit dhe bashkëshortët e përfshirë).

Pasuria e madhe pa taksa drejt Charles-it

Mbretëresha Elizabeth dhe djali i saj i madh, Princi Charles

Deri më tani, “Sovrani ndaj Sovranit”, është aplikuar vetëm një herë, kur Nëna Mbretëreshë, Elizabeth Bowes-Lyon, vdiq në vitin 2002. 

Trashëgimia e saj, në fakt, i kaloi direkt Elizabeth, duke i lënë organet tatimore duarbosh. 

Pasuria e Nënës Mbretëreshë, atëherë vlerësohej të ishte midis 50 dhe 70 milionë paund: pothuajse e gjitha në pasuri të paluajtshme, objekte antike, kuaj gare, piktura (më e famshmja ishte një Monet, me titull “Studimi i Shkëmbinjve”) dhe një koleksion i shkëlqyeshëm i vezëve. 

Tani, gjithë kësaj mund t'i shtohet pasuria e Phipip-it dhe pas vdekjes së Elizabeth, t'i kalojë plotësisht Charles pa asnjë taksë.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë