Lajme

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 31 vjeçari

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 31-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia thotë se është arrestuar shtetasi me inicialet R. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”). Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi D. O., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Policia pasi ka marrë informacion se disa shtetas do të organizonin transportimin nga rrethi i Devollit në drejtim të Tiranës, të disa të huajve të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale në territorin shqiptar, janë vënë në ndjekje të një mjeti tip “Volkswagen” (në pronësi të shtetasit D. O., të cilin e kishin loguar si ambulancë, me qëllim shmangien e kontrollit të policisë) me drejtues shtetasin R. Ll., brenda të cilit kishte dyshime se ndodheshin shtetasit e huaj.

Sic njofton policia, në afërsi të fshatit Vreshtas, 31-vjeçarit i është bërë me shenjë që të ndalonte, por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, pasagjerëve të tij si edhe përdoruesve të tjerë të rrugës, ku më pas u neutralizua dhe ndalua në fshatin Petrushë, Pogradec.

Dy shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim mes tyre dyshohet se iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 150 euro secilit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë