Para

Transfertat mashtrim të parave, Money Gram jep 125 mln $

MichelleSingletary - MoneyGram International ka rënë dakord tëpaguajë një penalitet prej 125 mln $ për të zgjidhur akuzat nga KomisioniFederal i Tregtisë dhe Departamenti i Drejtësisë për arsye se kompania nuk bërimjaftueshëm për të parandaluar transferimet mashtruese të parave.

Nën një marrëveshje me Komisionin Tregtar Federal, kompaniatha se do të ndërmerrte hapa për të goditur fenomenin ku viktima ishin tëmoshuarit dhe implikoheshin zyrtarët qeveritarë që paraqiteshin si të afërm tëtrazuar që kishin nevojë për para.

Mungesa e dyshuar e kapacitetit të MoneyGram për të zbatuar rregullat, ka lejuar hajdutët të vazhdojnë të përdorin sistemin e transferimit të parave për të mashtruar konsumatorët", ka deklaruar Joe Simons, president i FTC në një njoftim për shtyp.

Hajdutët shpesh i bëjnë njerëzit të përdorin transfertat e parave, sepse ato mund të mbeten anonime dhe fondet mund të dërgohen në nivel global. Sapo hajdutët të marrin paratë, është pothuajse e pamundur që viktimat të bien në gjurnët dhe të marrin paratë e tyre. Nga janari deri në shtator të këtij viti, 54 për qind e mashtrimeve të qeverisë përfshinë përdorimin e një karte dhurimi ose karta pagese për rimbushje, sipas FTC-së. Por metoda tjetër më e zakonshme e pagesës ishte një transferim bankar.

FTC pretendon se MoneyGram ishte në dijeni se disa agjentë i shpërfillnin aktivitetet e dyshimta. Kompania ka kërkuar të "hetojë menjëherë, të kufizojë, pezullojë dhe të ndërpresë punën e disa agjentëve", sipas FTC-së.

"Disa nga lokacionet e zinxhirit kishin norma të mashtrimit deri në 50 përqind të aktivitetit të transferimit të parave," tha FTC. "Kur mori masa disiplinore, MoneyGram u përqendrua në agjentë me volum të ulët," "me nivele të larta mashtrimi, duke trajtuar ndryshe agjentë e zinxhirit të madh".

Kompania gjithashtu do të sigurojë rimbursime për viktimat e mashtrimit në rastet kur agjentët e saj nuk arritën të zbatojnë politikat dhe procedurat e veta, tha FTC.

MoneyGram duhet të paguajë 125 milionë dollarë në formë penaliteti. Gjithashtu do të shkojë të zgjidhë akuzat me një marrëveshje të veçantë me Departamentin e Drejtësisë.

Në vitin 2012, akuzat e DD-së u parashtruan kundër MoneyGram në Pensilvani, duke pretenduar se kompania nuk arriti të mbajë një program efektiv kundër pastrimit të parave. DOJ shtyu ndjekjen penale për pesë vjet me premtimin nga MoneyGram se do të përforconte përpjekjet e saj anti-mashtrim. Qeveria tha se MoneyGram nuk iu përmbajt në mënyrë adekuate kësaj marrëveshjeje dhe si rezultat përpunoi të paktën 125 milionë dollarë në transaksione mashtruese midis prillit 2015 dhe tetorit 2016.

Në përgjigje të marrëveshjes, MoneyGram tha se krijoi standarde të reja që kanë parandaluar rreth 1.5 miliardë dollarë transaksione mashtruese.

"Gjatë viteve të fundit, ne kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përmirësuar programin tonë të pajtueshmërisë dhe kemi ndrequr shumë nga çështjet e vërejtura në marrëveshje të ndryshme," tha Alex Holmes, kryetari i MoneyGram dhe shefi ekzekutiv i MoneyGram në një njoftim.

Kompania tha se raportet e mashtrimit janë më pak se 0.05 përqind e të gjitha transaksioneve të kryera nëpërmjet sistemeve të transferimit të parave.

MoneyGram ka rënë dakord të zgjerojë përsëri përpjekjet e saj për të bllokuar transferimet e parave të njohura. Në mënyrë specifike nën një zgjatje të marrëveshjes së shtyrë të DD-së, MoneyGram ka rënë dakord për:

- Mashtruesit e raportuar do të bllokohen nga përdorimi i sistemit të transferimit të MoneyGram-it brenda dy ditëve nga marrja e një ankese për identifikimin e individëve në fjalë.

- Individëve në mbarë botën do tu kërkohet të tregojnë identifikimin e lëshuar nga qeveria për të dërguar ose marrë transfertat e parave.

- Transferimet e parave nga Shtetet e Bashkuara do të monitorohen.

- Agjentët të cilët janë konstatuar se kanë përpunuar një vëllim të lartë të transaksioneve të lidhura me mashtruesit e raportuar, do të ndërpriten, disiplinohen ose kufizohen.

125 milionë dollarë të paguara nga MoneyGram do t'u jepen viktimave të mashtrimit përmes programit të kompensimit të viktimave të DD-së.

*Burimi: The Washington Post


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë