Futboll

Trajneri i Torinos nuk e llogarit më Berishën, e sulmon publikisht portierin

Gazeta Si – Kumbullën e kishte shumë për zemër kur drejtonte Veronën, ndërsa Berishën duket se nuk e ka fare qejf. Trajneri kroat, Ivan Juriç, i cili drejton Torinon, nuk e llogarit më portierin kuqezi, Etrit Berisha. Së fundi Juriç ka folur me mllef ndaj tij publikisht.

“Berisha nuk pranon të jetë portier i dytë dhe stërvitet keq”, - ka thënë trajneri i Torinos. Është e qartë se aventura e portierit të Kombëtares në Torino ka përfunduar, ose të paktën sa të jetë Juriç në stol.

Ivan Juriç, trajneri kroat i Torinos. Gazeta Si, 20 shkurt 2023

Berisha në fakt nuk është paraqitur keq për aq sa ka luajtur me Torinon, por kohët e fundit ai është zhdukur nga protokolli i ndeshjeve për shkak të përplasjes me trajnerin. Pak ditë më parë dolën zëra edhe për një interesim nga Turqia për portierin me eksperiencë.

Porta mbetet një shqetësim aktualisht edhe në Kombëtare, sepse edhe Strakosha nuk po luan në Angli. Dhe nëse situata me mbrojtjen është përmirësuar dukshëm kohët e fundit, porta mbetet edhe problemi më i madh për trajnerin Silvinjo në prag të ndeshjeve të para kualifikuese të Euro 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë